Mbledhja e I- rë e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutja, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të KFORIT- it, zyrtarë komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës se Kuvendit për vitin 2023;
-
Marrja e Vendimit për mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit si dhe mbledhjeve të KPF- së për vitin 2023;
-
Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;
-
Shqyrtimi i Raportit të Kryetarir të Komunës për vitin 2022;
-
Shqyrtimi i Raportit financiar të Ndërmarrjes Publike;
-
Shqyrtimi i Draft- Rregullores për ndarjen e bursave, për bursa të studentëve;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimi të Komisionit për ndarjen e bursave, për rritjen e buxhetit për bursa të studentëve;
-
Marrja e vendimit për kryerjen e obligimeve ndaj Marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural ( OZHR ) “ Mëshqerra “ – Prishtinë participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 39.600.00 për kontigjentin e dytë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për hapjen e rrugës së re në Deçan;
-
Si rend dite hyri, shqyrtimi i situatës me reshje atmosferike për kompensimin , raporte për dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset;
-
Të ndryshme.
Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikat e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan.
Të pika e 7-të u formua një komision për bursat e studentëve, komisioni përbëhet nga:
-
Florim Mataj – AAk
-
Erdogan Dautaj – AAK
-
Albesa Cacaj – LDK
-
Mon Selmonaj – PDK
-
Orges Tafilaj – VV