leoni

Peter Szijjarto: Qeveria suedeze duhet të veprojë ndryshe nëse dëshiron që të marrë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO

Peter Szijjarto: Qeveria suedeze duhet të veprojë ndryshe nëse dëshiron që të marrë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, ka deklaruar se Qeveria suedeze duhet të “veprojë ndryshe” nëse dëshiron që të marrë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO. Ai saktësoi  se protesta para Ambasadës turke në Stokholm, ku u dogj një kopje e Kuranit, ishte veprim “i papranueshëm”. Szijjarto i bëri këto deklarata gjatë një konference për media pas takimit me homologun e tij turk, Mevlut Cavugoslu, në Budapest. Dy diplomatët folën për protestën antiturke të 21 janarit, dhe vlerësuan se ajo kishte rritur tensionet mes Ankarasë dhe Stokholmit në kohën kur Suedia po kërkon miratimin nga Parlamenti turk për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s. Si i krishterë dhe si katolik, më duhet të them se djegia e librit të shenjtë të një feje tjetër është një akt i papranueshëm”, tha Szijjarto, dhe kritikoi deklaratat e kryeministrit suedez, i cili  tha se përderisa djegia e Kuranit ishte veprim i papërshtatshëm dhe thellësisht ofenduese, protesta ishte në kuadër të mbrojtjes së lirisë së shprehjes në Suedi. Të thuash se djegia e një libri të shenjtë është pjesë e lirisë së shprehjes, thjesht është marrëzi, konsideron Szijjarto.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …