Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi, ka thënë se shumë shpejt Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i vendit. Ai tha se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi ndaj Kurtit. Kryeministri i ri mund të jetë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje ose do të ketë zgjedhje të reja. Ka një afat, sepse Kurti ose do ta bjerë një kryeministër nga partia e tij, po shpresojmë që veç se kanë nis negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës. E them me plot përgjegjësi. Më vjen keq për Kurtin, sepse kemi pritur që të reflektojë dhe të sjell diçka të mirë për vendin tonë dhe jo të barrikadohet dhe të futet në konflikte me tërë botën”, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se një bashkësi e tillë nuk do të themelohet. Nëse nuk shkarkohet Kurti, ai do ta dorëzojë vetë mandatin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …