PDK

PDK: Emërimi i militantit të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, drejtor i përgjithshëm e shndërron RTK-në në megafon të Albin Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se uzurpimi  dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, kanë instaluar nga sot militantin e tyre shumë vjeçar Rilind Gërvalla si drejtor në Televizionin Publik të Kosovës. Në vazhdën e kapjes së secilit institucion të pavarur në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në koordinim të ngushtë me partneren e tij, Vjosa Osmani, tash e disa muaj kanë nisur instalimin e militantëve të tyre në Radio Televizionin Publik të Kosovës.  Kapja e RTK-së nga kryeministri, Albin Kurti me mbështetjen e Vjosa Osmanit ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar  me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik. Me këto emërime, RTK nuk do të jetë më në shërbim të publikut, por do të përdoret si  megafon i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, ndërsa militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak.  Nëpërmjet kapjes së Radio Televizionit Publik të Kosovës me militantë partiakë, pushteti po synon kapjen e mendjes së qytetarëve nga e cila frikësohen më së shumti.  Rilind Gërvalla, drejtor i sapoemëruar nga tetë anëtarët e Bordit të RTK-së, është militant i Vetëvendosjes tash e 15 vite, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha organizimet partiake.  As kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mos politizim të transmetuesit publik, nuk arritën ta ndalin hovin e projektit të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për kapjen e RTK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …