Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se koeficienti i pagave nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit. Në një Qeveri ku glorifikohet Oliver Ivanoviq, një person i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, nga një Qeveri e cila e mbron krimin e korrupsionin e Martin Berishajt, nga një Qeveri e cila dyfishon tatimin në pronë e dëmton qytetarët e Kosovës, nga një qeveri e cila kap shtetin, siç ishte rasti i fundit me RTK-në, s’besoj se është dashur të pritet më shumë e as më pak. Koeficienti i pagave as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit që ndodhi këto dy vjet, ku jeta e qytetarëve të varfër të Kosovës është bërë ferr. Të paktën është dashur të adresojë inflacionin, i cili për produkte bazë ka arritur rreth 80 për qind. Në këto rrethana s’besoj se është normale të fillojë seanca, sikur s’ka ndodhur asgjë. Dhe mos na konsideroni si pjesë të kuorumit për të filluar seancën”, ka theksuar, Arben Gashi.