Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Amerikë ka takuar të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryetari i PDK-së, ka njoftuar se me emisarin Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Ai është shprehur me këtë rast se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke., mes të dyja shteteve. Zotriut Escobarit i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshin njohjen reciproke. Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në është i paalternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, tha Krasniqi.