Kryetari i Kroacisë, Zoran Millanoviq deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”. Gjatë një konference për mediat së bashku me presidenten e re sllovene, Natasha Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra. Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë, ka thënë Millanoviq”. Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …