Në një njoftim të publikuar nga Euronews Serbia, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tri shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e vendosin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendë derisa Qeveria e Kosovës të tregojë konstruktivitet për Asociacionin. Ministritë e punëve të jashtme të disa shteteve evropiane, që janë anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një letër nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet që Uashingtoni zyrtar konsideron se çështja e pranimit të Kosovës në Këshill nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave. Sipas këtyre burimeve, një gjë e tillë nuk duhet të ndodh deri kur “Kosova të ketë një pozicion më të përshtatshëm për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që do të shtronte rrugën drejt propozimit për marrëveshjen bazike mes Beogradit dhe Prishtinës. Euronews Serbia njofton që me këtë qëndrim të Amerikës është pajtuar Italia, Franca dhe Gjermania.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …