Disa politikanë të Kosovës nga radhët e opozitës po qëndrojnë në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit
Washington State Capitol in Olympia on Thursday, Jan. 5, 2023. (Amanda Snyder/ Crosscut)

Disa politikanë të Kosovës nga radhët e opozitës po qëndrojnë në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit

Disa politikanë të Kosovës, pjesa dërrmuese nga radhët e opozitës kanë udhëtuar në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, që mbahet  në Kongresin Amerikan. Regjimi në këtë ngjarje përfaqësohet vetëm nga deputeti, Gazmend Gjyshinca. Deri tani, nuk kanë shkuar në këtë ceremoni tre krerët e shtetit:  Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, as Albin Kurti. Lutjet e Mëngjesit janë një ceremoni e përvitshme që mbahet në Kongresin Amerikan të enjten e parë të muajit shkurtit. Një e treta e pjesëmarrësve janë jashtë Amerikës. Kjo ngjarje është e njohur në Kosovë, pasi liderët zakonisht japin lajmin në fund të janarit se do të udhëtojnë në Uashington. Kështu ndodhi edhe këtë vit, por ndryshe prej herëve tjera, atje udhëtuan kryesisht liderët opozitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …