Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Amerikë, ka takuar Senatorin amerikan, Mike Rounds

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Amerikë, ka takuar Senatorin amerikan, Mike Rounds

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Senatorin amerikan, Majk Rounds. Ai, në këtë takim ka deklaruar marrëdhëniet  bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje kanë avancuar falë angazhimit të miqve tanë. Një nga ta është edhe Senatori Majk  Rounds me të cilin zhvillova një takim pune në Uashington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka riktheksuar përkushtimin e Kosovës për të vazhduar krah Amerikës si partner strategjik afatgjatë. Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO, ka thënë mes tjerash.  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …