Pasi Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur koeficientin e pagave për sektorin publik, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro kanë reaguar krerët e disa sindikatave, të cilët kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre për këtë koeficient. Sipas të dhënave të publikuara nga Qeveria, paga për disa kategori është rritur nga 30 deri në 90 për qind. Megjithatë, vlera e koeficientit po konsiderohet e papranueshme për sindikatat e punëtorëve që paguhen nga shteti. Me koeficientin e caktuar, paga bruto e një zyrtari policor do të jetë 525 euro. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin tha se kjo vlerë është e papranueshme për ta. Puna në polici është më specifike. Sistemi i punës është me grada dhe te një pjesë është e vërtetë që ka rritje të pagës bazë, por kur merren parasysh disa zbritje tjera që janë bërë në rrezikshmëri dhe punën jashtë orarit, atëherë ne nuk e di a po dalim me rritje apo jo. Në këtë kohë krize nëse vërtetë nuk ka rritje të pagës për zyrtarin policor, si mund të jemi të kënaqur me vlerën e koeficientit? Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, tha se rritja e pagave e prezantuar nga Qeveria është rritje kozmetike dhe jo për ta përballur inflacionin e lartë. Duke marrë parasysh gjendjen e renduar ekonomike, inflacionin dhe çmimet enorme është e pa kuptimtë kjo vlerë e koeficientit. Andaj nuk kemi si ta pranojmë si të tillë”, deklaroi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …