Albin Kurti

Albin Kurti ikë për në Turqi, për t’ u takuar me kryetarin Erdogan, pas pranimit të Asociacionit me gjashtë kushte

Edhe pse  ende  nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detajet e vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Turqi, ai pritet të takohet me kryetarin e këtij shteti, Rexhep Tajip Erdogan, i cili në vazhdimësi ka shprehur respekt, mbështetje e ndihmë për Kosovën. Është paksa paradoksale dhe ndoshta koincidencë, por ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Erdogan ka premtuar se Ankaraja do t’i kërkojë Kosovës respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Ai tha se nuk është e pritshme që Turqia ta ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën, por është e rëndësishme që Serbia ta ruajë paqen e të mos ketë incidente. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që ka lobuar te shtetet islamike në dobi të vendit tonë. Po ashtu është vendi i tretë me shumën që  ka investuar në Kosovë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …