Edi Rama

Edi Rama: Kjo është një tallje e shpifur e politikës pa din e as iman, me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike të diskredituarish

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka kundërpërgjigjet opozitës, e cila e kishte thirrur për interpelancë në Kuvend, në lidhje me akuzat për çështjen nën hetime të ish-zyrtarit të FBI-së që po hetohet në Amerikë. Ai ka shkruar: Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me Amerikën dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë. Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’ është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e non-gratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim. Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, ka shkruar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …