Aleksej Reznikov: Ukraina është bërë një anëtare de fakto e Aleancës ushtarake të NATO-s

Aleksej Reznikov: Edhe nëse aleatët na japin raketa me rreze të gjata veprimi, nuk do ta sulmojnë me këto armë territorin e Rusisë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Aleksej Reznikov deklaroi se nëse aleatët e tyre i japin Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, ata nuk do të sulmojnë me këto armë territorin e Rusisë, transmeton Anadolu. Në Takimin e Komisionit Ukrainë-Bashkimi Evropian të mbajtur në Kiev, Reznikov vlerësoi ndihmën e armëve nga aleatët për ushtrinë e Ukrainës. Në fjalimin e tij në mbledhjen ku morën pjesë presidenti ukrainas, Vladimir Zelenskyy dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ministri Reznikov tha se Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi. Shpresojmë që këtë vit do të hapim dritaren e një mundësie për të filluar kundërsulm dhe për të përfunduar këtë luftë me një fitore për Ukrainën dhe të gjithë botën e lirë, tha Reznikov duke shtuar se ka nevojë për më shumë armë për kryerjen e një kundërsulmi ndaj ushtrisë ruse. Ai akuzoi ushtrinë ruse për sulmet ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë. “Ardhja në kohën më të shpejtë e sistemeve të mbrojtjes ajrore që do të dërgohen nga aleatët për vendin është shumë e rëndësishme në aspektin për parandalimin e sulmeve”, tha ministri ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …