Zyrtari i latë i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se sa i përket çështjes së Asociacionit, kjo parti nuk voton për mocion shkarkimi të kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj tha plani franko-gjerman nuk flet për Asociacionin, është vetëm një pikë ku thotë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, të paktën sa e kam parë unë nuk është e shkruar asnjë germë sa iu përket asociacionit. Është krejt diçka tjetër obligimi është marrë prej Qeverisë në vitin 2013 pastaj 2015. Edhe në atë kohë e kam kundërshtuar dhe vazhdoj ta kundërshtoj. Në rast se ne shkëputemi përfundimisht shkëputemi prej Serbisë nuk duhet t’i frikësohemi ndonjë përgjegjësie shtesë të komunitetit serb në Kosovë. Në rast se Kosova e ka marrë këtë obligim dhe ne duhet të flasim prej aktit të kryer, se vet kam qenë në protesta dhe kam kundërshtuar, tash jemi në vitin 2023 është situatë krejt e re. Shumë prej aktivistëve dhe njerëzve të Vetëvendosjes po mendojnë se po e kundërshtojmë Kurtin. Në këtë rast, ne kemi thënë që nuk do të votojmë për mocion sa i përket kësaj teme. Ai mund të japë dorëheqje por jo me votën e Aleancës, tha Haradinaj.