Edhe 243 bujq rahovecian janë kualifikuar për kompensim të dëmeve të shkaktuara kohë më parë nga vërshimet

Sipas raportit të Drejtorisë Komunale për Bujqësi, i cili  po vazhdon të shqyrtohet në MBPZHR, përkatësisht në Komisionin për Ankesa të kësaj ministrie, nga: 540 bujq që u janë dëmtuar kulturat e tyre nga fatkeqësitë natyrore, ditë më herët 214 bujq janë kompensuar, kur i shtojmë edhe 243 të kualifikuar që do të kompensohen, mbetet që të vazhdohet ‘beteja’, edhe për 83 bujq rahovecian. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë një falënderim për Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave të MBPZHR-së për bashkëpunimin konstruktiv me Drejtorinë Komunale të Bujqësisë në Rahovec e cila i ka ofruar këtij komisioni dëshmi shtesë, po ashtu i është mirënjohës edhe komisioneve të komunës, që kanë bërë një punë të mundimshme për regjistrimin, vlerësimin objektiv dhe përgatitjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm, për t’u kompensuar bujqit e dëmtuar. Kryetari Latifi ju ka bërë thirrje bujqve për mirëkuptim, duke besuar se do të përfundojë ky proces në të mirën e tyre!

Mund të jetë një imazh i bazen uji

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …