Kongresi amerikan kushtëzon shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Turqinë derisa ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Lajmi u bë i ditur nga një grup senatorësh nga partia Demokratike dhe ajo Republikane. Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes transatlantike vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por u përballën me kundërshtime të papritura nga shteti turk dhe që atëherë janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e saj. Ankaraja dëshiron që Helsinki dhe Stokholmi të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia dhe BE-ja e konsiderojnë një organizatë terroriste, Tri vendet arritën një marrëveshje në Madrid pranverën e kaluar, por Ankaraja pezulloi bisedimet në janar pas protestave në Stokholm gjatë të cilave një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kuranit. Në një letër drejtuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, 29 senatorë demokratë dhe republikanë thanë se dyja vendet nordike po bëjnë përpjekje të mëdha për të përmbushur kërkesat e Turqisë, në mënyrë që të anëtarësohen në NATO, megjithëse Ankaraja thotë se Suedia duhet të bëjë më shumë. Pasi Turqia të ratifikojë protokollet e anëtarësimit në NATO, Kongresi mund të marrë në konsideratë shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16. Është hera e parë që Kongresi e lidh në mënyrë eksplicite dhe të drejtpërdrejtë shitjen e F-16 për Turqinë me kërkesat e dyja vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …