Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Arsimit z. Besnik Hulaj, kanë mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit. Në këtë takim u diskutuan disa çështje që ndërlidhen me përfundimin e gjysmë vjetorit të parë shkollor, si dhe për realizimin e planit dhe programit mësimor pas situatës së shkaktuar nga greva e organizuar nga SBASHK-u. Po ashtu drejtori Hulaj së bashku me zyrtarët e DKA-së dhe drejtorët e shkollave kanë biseduar edhe për çështje të ndryshme për procesin edukativo-arsimor.