Kryetari Nura ka pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë pritur sot në takim përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe të kompanisë së kontraktuar, të kryesuar nga Gafur Dakaj, Arxhend Hajra, Lorenc Zani dhe Arijan Jovani, ku është diskutuar për projektin tejet të rëndësishëm për komunën e Skenderajt – Penda e Kuqicës. Në kuadër të çështjes së diskutimit, brenda 10 muajve do të paraqiten tri opsione të ndërtimit të pendës, dhe më pas do të vijojnë procedurat tjera të studimit dhe vlerësimit të projekteve, të cilat do të mund të realizohen në forma të ndryshme të financimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …