Kryeministri Kurti në një konferencë për medie tha se Stambolli ishte qytet tërheqës për popullin shqiptar, ndërsa ka përmendur Sami Frashrin, i cili ka thënë se popullin turk e konsideron si një prej themeltarëve të intelektualizmit modern, I po kësaj vije është edhe Hasan Tahsini, rektori i parë shqiptar i Universitetit të Stambollit, aty ku student ishte Hasan Prishtina. Emrin e të cilit sot e mbanë Universiteti i Prishtinës. Në Stamboll, nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar. Albin Kurti ka thënë se me Erdoganin ka biseduar për raportet miqësore mes dy vendeve dhe rreth mënyrave të reja për ta thelluar miqësinë. Jemi gjithmonë mirënjohëse për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend, për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve, shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme”, u shpreh ndër të tjera, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …