Janjiq

Dushan Janjiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti. Analisti serb, Janjiq u shpreh për Euronews Albania se në thelb presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar njohjen, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve në procesin për anëtarësim në BE. Sipas tij, me këtë veprim, Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme. Vuçiq, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk do ta trajtojë më Kosovën duke thënë ‘Kosova dhe Metohia’, apo e ‘ashtuquajtura Republika e Kosovës’, por do të përdorë termin, Republika e Kosovës”.  “Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, para se të bëhet njohja. Është e vështirë, por mendoj, duke pasur parasysh realitetin, nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj që të ketë bllokime, por mund të arrihet për 1 vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet anëtarësim në OKB. Vetëm kështu mund të vijë normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardhshme”, ka saktësuar analisti serb Dushan Janjiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …