leoni

Britania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan Kosova e Serbia t’i zgjidhin problemet me njohje reciproke

Ministria e Brendshme britanike po merret shumë sidomos me kërkesat e shqiptarëve azilkërkues për procedurat e dëbimit

Ministria e Brendshme britanike ka urdhëruar punonjësit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve azilkërkues, në mënyrë që të përshpejtohen procedurat e dëbimit. Sipas mediave britanike po zhvillohet operacioni i koduar “Bridora” që ka synim të largojë sa më shumë shqiptarë në një kohë kur është rritur numri i atyre që futen ilegalisht me gomone. Ky vendim do të vonojë përgjigjet për mijëra afganë, iranianë e sirianë që prej vitesh presin të përfitojnë azil në Britani. Nga më shumë se 140 mijë aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Britani, rreth 16 për qind ose 23 mijë janë shqiptarë. Më shumë se 16 mijë kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 145 mijë  me irakenët, 9 mijë  me afganët dhe rreth 7 mijë  me sirianë dhe eritreanë. Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve. Ky operacion i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë kanë krijuar, njoftojnë mediet në Britaninë e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …