Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Apo mbyllet problemi Kosovë Serbi?

Politika nacionalshoveniste e Aleksandër Vuqiqit dhe ekstremizmi i kishës ortodokse serbe, me politikën e rrenës, mashtrimit, aktrimit dhe përdorimit të serbëve të veriut të Kosovës në veprimet ANTIKOSOVË DHE ANTIAMERIKANIZËM, nën shkurtpamësin dhe mosveprimit adekuat, me veprime të vendosura të instrumenteve të lejuara demokracisë, si çë po duket e kanë vënë në sprovë perendimin, nën kërkesën për zgjidhje të shpejt të problemit, duke tentuar për ta shty Serbinë drejt Perendimit! Kurë viktima – KOSOVA, sakrifikohët për hatër të dhunuesit -SERBISË, e cila e përgjaku Ballkanin dhe popullit shqiptarë i shkaktoj gjenocide dhe etnocid, për gjatë gjithë historisë më shumë se njëshekullore, sikurse: * gjatë vitit 1998- 1999 * gjatë viteve 1941- 1945 * gjatë viteve 1914 – 1919 * gjatë viteve 1908 -1913 * gjatë viteve 1877 – 1878… Pa llogaritur këtu politikën diskriminuese dhe të aparteidit për gjatë sundimeve nën zgjedhën famkeqe të shtetit të Serbisë të ashtuqujtur Serbo-Kroato-Slloven, ishë Fedratës Jugosllave, Serbisë së Karagjogjeviçëve e të Nemaniqëve qysh nga Pavarësia e Serbisë në shekullin XIX! Serbia, gjenocidin si metodë veprimi e ushtroi edhe kundër gjermanëve e hungarezëve në Vojvodinë, kundër muslimanëve në Bosnje Hercegovinë e në brendi të Serbisë, kundër kroatëve etj. Krimet mbi popullin shqiptarë në Gadishullin Ilirik, ishin të projektuara me një doktrinë të përbashkët Ruso – Serbe, të aprovuar edhe nga Perandoria Osmane, e cila me marrëveshjën e Shën Stefanit i lejonte Rusisë dhe satelites së saj Serbisë kontrollin, gjoja “kujdesin mbi fenë – besimtarët ortodoks” në Gadishullin Ilirik, ku sipas projekteve të tyre gjithçka tjetër ishte mbetje osmane ose latine që duhej shkulur nga Gadishulli Ilirik! A po rrëshqet Brukselli dhe Amerika në “bludën” e kthetrave ruse ??!! Është në dritën e diellit dhe krejt në sipërfaqe, se nacionalizmi serb dhe agresiviteti i Serbisë, nën petkun e një “asaociacioni të komunave serbe” në Kosovë po tenton të instalon minën e kurdisur për “shkatrrimin” e shtetit të Kosovës, ndërsa që asociacione të këtilla, gjoja si vlera “demokratike”, nuk lejon në territorin e brendshëm të sajë për 20% të pakicave etnike që jetojnë atje! Duhet shtuar këtu edhe mosveprimin politiko-diplomatik të dy shteteve tona. Mos koordinimi, platforma e foljes me një zë, mos angazhimi i institucioneve dhe mekanizmave shkencore profesionale, për sqarime e veprime në drejtim të qendrave të vendosjes, i dhanë hapësirë gjendjës në të cilën ndodhemi. Në hapësirën tonë shqipfolëse si ç’po duket në këtë drejtim, amullia akoma vazhdon…! Vlerat demokratike, demokracitë perendimore e përjetuan një Republikë Serbska në Bosnje, e cila po e minon funkcionimin e shtetit të BH. Eskobar dhe emisarët europian, të deleguarit e shteteve të kvintit, janë pre e destruktivitetit dhe me pavetëdije po e shpërblejnë antiamerikanizmin dhe antiperendimorizmin, që po kërkojnë themelimin e shpejt të një asociacioni një etnik serb në veri të Kosovës, pa i vënë asnjë kusht agresorit serb në këtë gadishull, për veprime simetrike (asociacione) brenda Serbisë! Kështu, me këtë çasje, nuk po mbyllet problemi, nuk po tërheqet Serbia drejt perendimit. Ulja e Serbisë në dy karrike, dhe shpërblimet e nacionalizmit ekstrem i sollën benifite Serbisë e veçmas Rusisë! Gabimi fatal i perendimit është, mendimi i tyre se Serbinë, me këtë çasje, e kanë paçësuar dhe e kanë shkëputur nga orbitra ruse, apo tentojnë ta shkëpuesin, duke i dhënë mbështetje ekonomike dhe duke krijuar dhe ushqyer virusin nacionalist përmes enklavës serbe në Kosovë. Madje, kujdesi i shtuar i perendimit, duhet shkoj edhe më largë sa, Serbia edhe kurë një ditë të thot se e mbështet NATO-n, i përkrahë vlerat perendimore të demokracisë etj.nuk duhet besuar kolĺaj! Ka mjaft prova e dëshmi, pra duhet para saj ta vendosin një test-listë të gjatë dhe afatgjatë, me plot kërkesa që garantojnë kthjelljen e sajë dhe shërimin nga krimet dy shekullor mbi popujt tjerë joserb. Serbia, nuk kthjellet dhe as që shërohet duke i bërë lëshime e ledhatime, por vetëm duke e vënë në bankën e llogaridhënies dhe detyrimeve me forcë! Pra, Asociacioni në veri të Kosovës, është veprim antiamerikan, antiperendimorë dhe ngulfatje e shtetit të Kosovës, antikosovë!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …