Disa zyrtarë të lartë të PDK-së: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bedri Suka dhe Amir Zogaj, janë duke qëndruar për vizitë në qytetin italian, Treviso, ku janë pritur nga kryetari i qytetit, Mario Conte. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica. Ndodheshim në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane. Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, shkroi Elmi Reçica, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …