Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Hoti: Kosova nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme në dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me ShBA-të

Gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës, ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova asnjëherë në historinë e saj nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme në dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Partneritetin që e kemi me Shtetet e Bashkuara është ekzistencial, nuk është vetëm një partneritet diplomatik siç mund ta kemi me plot vende të tjera nëpër botë që na kanë njohur, por është partneritet ekzistencial. Marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara janë në thelbin e vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës” ka theksuar mes tjerash, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Duke folur për debatet që po zhvillohen lidhur me Asociacionin, ai ka thënë se Asociaconi është bërë pjesë e rendit kushtetues të Kosovës, është përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurohen që këto obligime ndërkombëtare që i ka marrë Kosova, i ka bërë pjesë të rendit kushtetues, t’i zbatojë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe të sigurohet që të zbatohen brenda kushtetutës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …