leoni

Autoritetet austriake kanë njoftuar se si pasojë e ortekut, kanë vdekur 10 persona

Autoritetet austriake kanë njoftuar se si pasojë e ortekut në pjesën e Alpeve që shtrihen në territorin e saj dhe të Zvicrës, kanë vdekur 10 persona. Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katër të ortekëve – i dyti për nga rreziku – pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona. Niveli i katërt i alarmit nënkupton se mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj. Skitarët pa përvojë këshillohen që të qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa skitarët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta. Radio Evropa e Lirë njofton gjithashtu se në mesin e të vdekurve ka turisë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, që kishin shkuar për të skijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …