Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka njoftuar se situata po bëhet edhe më e ashpër në Ukrainën lindore, për shkak të një vale të re bombardimesh ruse. Ai shtoi më tutje se Rusia po i shtynë gjithnjë e më shumë në sulm forcat e saj, me synimin për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase. Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, ushtria e Rusisë ka sulmuar me raketa qytetin ukrainas, Kharkiv, duke goditur edhe ndërtesa banimi. Si pasoj e këtyre goditjeve të ndërtesave me raketa, janë plagosur pesë persona. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se sulmet e ushtrisë së Rusisë janë përqendruar në drejtim të qytetit lindor të rrethuar të Bakhmutit, të cilin po e sulmojnë në mënyrë intensive por ushtria ukrainase nuk do ta dorëzojnë këtë qytet dhe se do të luftojnë deri në momentin e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …