Juristi Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me çështjen që ka bërë bujë javën e fundit atë të McGonigal. Ai tha se nuk ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama që përdori ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal por ky i fundit ka përdorur qeverinë shqiptare. Në faktin juridik nuk del që Rama e ka përdorur MekGonigal del që ky i fundit i ka përdorur Ramën e qeverinë shqiptare për të larguar oligarkët rusë. Ka përdorur këtë për të përfituar biznese të tjera. Edhe Gjykata amerikane thotë se paratë i ka marrë Mc Gonigal”, tha Spahiu në Euronews Albania. Spahiu është shprehur se nëse besohet se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Sali Berishën. Ai i ka bërë thirrje Berishës që t’i tregojë popullit pse akuzonte Bashën për ‘rublat’ ruse njësoj si Ramën dhe McGonigal. Berisha ka 6 muaj që ka ngritur një auditim që thotë se do gjejmë se ku i mori paratë Basha e ku i çoi. Berisha është pozicionuar politikisht më ashpër se McGonigal. Të japë llogari Sali Berisha se ku i ka paratë e Edi Ramës, si i mori dhe pse e sulmoi Lulzim Bashën në mënyrë të njëjtë me McGonigal. Basha dhe Berisha janë në të njëjtën llogore në atë që është korruptuar McGonigal”, u shpreh Spahiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …