Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur thellë i prekur nga pasojat e tërmetit në Turqi dhe në Siri që la qindra të vdekur e të plagosur. Në këtë situatë ai i ka propozuar qeverisë ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme. I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare, ka thënë mes tjerash Ramush Haradinaj.
