Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ka deklaruar se Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti në Türkiye kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 mijë e 385 janë plagosur. Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti. Më shumë se 900 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet. Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2 mijë 470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2 mijë e 818. Ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë në këto momente të dhembjes për jetët e humbura të njerëzve nga pasojat e tërmetit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …