leoni

Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra qytetarë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra qytetarë. Ai ka shprehur ngushëllimet për personat që humbën jetën dhe njofton se një grup shpëtimi po niset drejt Turqisë për t’i ardhur në ndihme ekipeve të kërkim-shpëtimit atje, në mënyrë që të mund të shpëtohen apo gjenden trupat e mbetura nën rrënoja. “I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi, ka saktësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e tërmetit katastrofal në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …