Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditi Turqinë e Sirinë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditi Turqinë  dhe Sirinë. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj. Bazuar në komunikimin me Ambasadën e Shqipërisë në Turqi që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani,  nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar. Edhe Ambasada e Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, duke vënë në dispozicion disa numra kontakti ku qytetarët shqiptarë mund të telefonojnë për raste emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …