leoni

Komisioni Evropian pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile

Komisioni Evropian pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile

Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile. Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Nga tërmetet e fuqishme në Turqi janë vrarë mbi 2900 persona, ndërsa në Siri rreth 1400 Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenareçiq, tha përmes një deklarate se Bashkimi Evropian ka angazhuar menjëherë ekipet për kërkim dhe gjetjen e personave që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara. Sipas njoftimit, dhjetë ekipe për “kërkim urban” janë mobilizuar menjëherë në Bullgari, Kroaci, Çeki, Francë, Greqi, Hungari, Maltë, Honaldë, Poloni dhe Rumani për tu dalë në ndihmë shërbimeve Turke në kërkim të personave që kanë pësuar nga tërmeti. Ndërsa Italia, Spanja dhe Sllovakia i kanë vënë në dispozicion ekipet e tyre për Turqinë. Qendra koordinuese e BE-së për reagime emergjente ka vendosur kontakte me autoritetet e Turqisë, dhe thuhet se sipas nevojës do t’i koordinojnë veprimet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …