Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së hënës

Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së hënës

Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së hënë, njoftoi kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se flamuri turk do të do të ulet në gjysmështizë deri të dielën më 12 shkurt, në të gjitha institucionet brenda dhe jashtë vendit. Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij. Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Dhjetë qytetet turke që janë prekur nga tërmeti janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi. Ndërsa në Siri, sipas autoriteteve, nga tërmeti janë goditur provincat Halep, Latakia, Hama dhe Tartusi. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …