Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer, transmeton Anadolu. Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se kryetari Begaj e falënderoi Admiralin Bauer për vizitën në Shqipëri “në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”. “Presidenti Begaj vlerësoi Admiralin Bauer për drejtimin me vizion dhe përkushtim të Komitetit Ushtarak dhe kontributin që Komiteti Ushtarak jep në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve dhe kohezionit të aleancës. Kreu i shtetit bëri me dije se, Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik dhe ushtarak”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …