Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko ka pranuar se regjimi i Millosheviqit ka bërë gjenocid gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Duke folur në tryezën e organizuar në Prishtinën me temën ‘Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor’, Biserko ka evokuar kujtime nga vitet 90-të, ose nga ‘konteksti jugosllav’, siç ka thënë ajo. Sipas saj, pozita e gruas në Serbi ka ngecur gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit. “Millosheviqi duke u kyçur në politikën nacionale ka margjinalizuar popullatën në këtë politik. Madje edhe kisha dhe religjioni ka mbështetur këtë politikë. Kisha pra ka qenë në funksion të regjimit të Millosheviqit. Kemi pasur një luftë rëndë që ka pasuar me gjenocid dhe humbje të tmerrshme gjatë regjimit të Millosheviqit”, ka deklaruar Biserko. Ajo ka shtuar se për fat të keq edhe sot në Serbi, kisha vazhdon të ketë ndikim të madh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …