Qeveria e Kosovës ka miratuar projektin për një fushatë vetëdijësuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe liberalizimit të vizave. Kjo fushatë do të ketë një kosto prej 200 mijë eurosh, mjete të cilat do të ndahen në mënyrë të barabartë nga Qeveria e Kosovës dhe UNDP-ja. Sipas ministrit të Integrimeve, Bekim Çollaku, fushata vetëdijësuese do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset mbi të drejtat e tyre sa i përket MSA-së dhe lëvizjes së lirë.
