U pensionua zyrtari i urbanizmit Mehdi Krasniqi

Sot është pensionuar zyrtari në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Malishevës. Z.Mehdi Krasniqi, i cili ka dhënë kontribut shumëvjeçar në Komunën e Malishevës, në projekte të ndryshme të cilat janë realizuar, ndërsa paraprakisht ka qenë zyrtar në organizatën ASB, që është marrë me ndërtim dhe rindërtim. Me rastin e daljes në pension, të zyrtarit Mehdi Krasniqi, Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës, e ka organizuar një ceremoni, ku krahas zyrtarëve të kësaj drejtorie, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës, z.Ekrem Kastrati, nënkryetari z.Vesel Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale dhe zyrtarët të tjerë. “Ju falënderoj për kontributin e dhënë dhe punën e ndershme e serioze që keni bërë për 20 vite në Komunën e Malishevës, duke u bërë edhe shembull për të gjithë, për seriozitetin, profesionalizmin dhe ndershmërinë e treguar në punë. Në emër timin personal, në emër të qeverisë komunale dhe në emër të administratës së komunës, ju uroj për daljen në pension dhe ju dëshiroj jetë të gjatë dhe shëndet, e ta gëzoni pensionin për shumë e shumë vite”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, në fjalën e tij, me rastin e pensionimit të zyrtarit komunal, z.Mehdi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …