U mbajt punëtoria për hartimin e draftit të statutit të Komunës së Malishevës

Në kuadër të hartimit të draftit të statutit të Komunës së Malishevës, apo plotësim ndryshimi i statutit, është mbajtur një punëtori me drejtorët e drejtorive komunale, zyrën ligjore dhe zyrën e menaxherit të personelit në Komunën e Malishevës. Kjo punëtori është drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Fillimisht, kryetari Kastrati, e ka falënderuar komisionin për punën që kanë bërë për plotësimin dhe ndryshimin e statutit të Komunës së Malishevës, si akti më lartë juridik i komunës. Drafti me plotësimin dhe ndryshimet në statutin e Komunës, së shpejti pritet të jetë i finalizuar, e që më pas do ti nënshtrohet procedurave ligjore, para se të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës. Në këtë punëtori, drejtoritë, zyra ligjore dhe zyra e menaxherit të personelit, do të japin propozimet  e tyre, në fushat e caktuara, për plotësimet dhe ndryshimet  nevojshme, para se drafti ti nënshtrohet procesit të diskutimit publik dhe më pas miratimit në Kuvendin e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …