leoni

Haliti: Vitia edhe me një projekt për gratë ndërmarrëse

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte i pranishëm sot në trajnimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku po trajnohen gratë ndërmarrëse të viseve rurale. Ai ka përshëndetur të pranishmet në këtë trajnim dhe tha se ky projekt për gratë vitiase është shumë i dobishëm. “Ky projekt i ri për Vitinë, e posaçërisht për vitiaset është shumë i dobishëm, ngase aftësimi profesional është tepër i nevojshëm. Komuna e Vitisë në vazhdimësi ka përkrahur gratë në biznes, qoftë ato fillestare apo të mesme dhe ja tani Vitia është edhe me një projekt për gratë ndërmarrëse. Jam i gatshëm me ju përkrahë maksimalisht më të gjithë sektorët, për fillimin e bizneseve të reja”, u shpreh Haliti. Ky projekt, i cili implementohet nga organizata “D&D”, dhe përkrahet nga shoqata “Nënë Tereza”, ka në fokus mbështetjen për fillim të bizneseve të reja të grave të zonave rurale, grave të margjinalizuara, të Ri-atdhesuara, të atyre me kushte të rënda ekonomike dhe nënave vetushqyese. Ndërsa përfituese do të jenë 200 – gra nga e gjithë Kosova. Me këtë rast, kryetari Haliti ka vizituar edhe drejtorinë e Bujqësisë, drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe atë të Inspeksionit në Viti, ku është pritur nga drejtorët përkatës dhe stafi.

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …