leoni

Komuna e Rahovecit dorëzon donacion me pako ushqimore e higjienike në Skenderaj

Nënkryetari i komunës së Rahovecit Fatmir Iska, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Fadil Nura. Pas reshjeve të fundit atmosferike, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në Skenderaj, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë vendim që të themelohet “Fondi për Solidaritet për Zonat e përmbytura” për t’u solidarizuar me Skenderajn, andaj, sot është dorëzuar donacioni me pako ushqimore e higjienike, nga ana e komunës së Rahovecit. Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin për Solidaritet, me aq sa u kushtoi zemra. Faleminderit edhe kompanive “ Haxhijaha Trade” dhe “Fatmiri Commerc” që mundësuan transportimin e donacionit! Falënderim edhe për kryetarin z.Fadil Nura dhe ekipin e tij për mikpritjen!

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …