Shqiprim Arifi, dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KKSH

Shqiprim Arifi, dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KKSH

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale  të Republikës së Kosovës lidhur me keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ai tha se 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani. Qeveria e Kosovës ka synuar ta fuqizojë një parti në Kosovën Lindore, ndonëse janë pesë të tilla. Krejt kjo që ka ndodhur është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për tri komunat e mbetura nën Serbi. Dua t’i njoftoj qytetarët se ka ndodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të kësaj ane. Me paratë e Kosovës po bëhen përpjekje që të fuqizohet një parti nga pesë parti sa janë në këto anë. Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, i ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja, ka sqaruar kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …