Lekaj: Haradinaj është një nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, dhe ka të drejtën që të ngritë zërin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, shprehet kundër një marrëveshjeje që s’ka njohje dhe që ka një Asociacion me kompetenca ekzekutive

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke folur lidhur me pranimin e Asociacionit  nga kryeministri Albin Kurti është shprehur  kundër  një marrëveshjeje që s’ka njohje dhe që ka një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Ne mbështesim çfarëdo plani që zgjidh çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe e cila ka njohjen në qendër. Jo marrëveshje që cenon rendin kushtetues të  Kosovës apo asociacion që bie ndesh me Kushtetutën dhe ka kompetenca ekzekutive. Do të ishte mirë që në këtë marrëveshje të jetë edhe nënshkrimi amerikan. Kjo është garancia që i duhet marrëveshjes”, tha ai. “Kemi ndryshime rrënjësore të qëndrimeve të Kurtit ndaj temave madhore të cilat historikisht i ka kundërshtuar. Me ardhjen në pushtet tanimë ndryshimi i qëndrimeve të tij nuk përbën lajm, është bërë sjellje e zakonshme e tij”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …