Bashkimi Evropian ka bërë thirrje sërish që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor që buron nga marrëveshja e nënshkruar në Bruksel në kuadër të dialogut. Zëdhënësi i BE-së, për politikë të jashtme, Peter Stano ka shpjeguar se ende nuk ka një datë për caktimin e një niveli të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit. Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve. Ai saktësoi se prioritet vazhdon të mbetet shtendosja e situatës, pasi tensionet mes dy vendeve po vendosin në rrezik të arriturat e punës shumëvjeçare në kuadër të dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …