Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8 mijë persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Të vdekurit janë aktualisht 8,900, nga të cilët 2,400 në veri të Sirisë. Në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të fuqisë 7.9 ballë të tërmetit. Në Turqi, rreth 3,000 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Dijarbakir, Iskenderun dhe Adijaman. Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Halepit një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018. Punonjësit e urgjencës punuan gjatë një nate tjetër të ftohtë, në një garë të dëshpëruar kundër orës për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi mijëra ndërtesa u shembën
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …