Kryetari Haliti ka marrë pjesë në takimin e Bordit të AKK-së

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në takimin e parë të mbajtur për këtë vit, të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Në këtë takim janë shqyrtuar raportet vjetore të vitit 2022 si dhe planet për vitin 2023. Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, gjatë këtij takimi ka shqyrtuar Draft Raportet e Punës dhe atë Financiar për vitin 2022, si dhe Propozim Planin e Punës për vitin 2023 dhe Propozim Buxhetin për vitin 2023. Ndërsa pas vërejtjeve, sugjerimeve dhe komenteve shtesë, janë aprovuar dokumentet e trajtuara në këtë takim.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …