Bashkësia Islame ndihmon komunat Skenderaj dhe Mitrovicë me 123,161.38 euro

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka falënderuar Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila ka organizuar aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit e komunës së Skenderajt nga vërshimet e 19 janarit. “Shfrytëzoj rastin që të shpreh konsideratë të lartë për Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke falënderuar të gjithë anëtarët e saj, për aksionin e organizuar me qëllim që t’u dilet në ndihmë familjeve tona që u preken nga vërshimet. Falënderoj gjithashtu të gjithë xhematin e xhamive për zemërgjerësinë e tyre. Zoti ynë t’i begatojë me të mira!”, është shprehur i pari i Skenderajt, Fadil Nura. Sipas njoftimit të Bashkësinë Islame, kryesia e këshillit ka arrit të grumbullojë 123,161.38 euro, për komunat Skenderaj dhe Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …