leoni

AKS

Shoqata e Familjeve e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShHFDK) në përkrahje të Parlamentit Studentor

Shoqata e Familjeve e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShHFDK) njofton se  përkrahë protestat paqësore nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kundërshtim të Asociacionit të komunave me pakicën serbe në Republikën e Kosovës.
ShFHDK kërkon nga të gjithë shqiptarët e vërtetë që masivisht të dalin në manifestime paqësore në të gjitha trojet etnike, si dhe në diasporë.
Sa më masive që të jenë protestat në kundërshtim të asociacionit të pakicës serbe në Kosovë aq më shumë dëshmojmë atdhedashurinë, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës sonë martire. E kemi obligim ndaj amanetit të dëshmorëve të kombit të të gjitha periudhave historike në krye me komandantin legjendar Adem Jashari të kundërshtojmë çdo formë të asociacionit që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht nga ShBA, BE që presionin të shtojnë ndaj Serbisë gjenocidiste kundër pretendimeve të saj ndaj Kosovës. Është absurde dhe paradoksale që bashkësia ndërkombëtare ta ledhatojë Serbinë pro ruso fashiste, ndërkohë që nga aleatja më properëndimore, Kosova, kërkojnë që të pranojë asociacionin në fjalë!
Momenti vendimtar për manifestime paqësore protestestuese na imponon të ngrihemi në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Pjesëmarrja gjithëpopullore në kundërshtim të pretendimeve serbo-ruse do të jetë një mbështetje e fuqishme për kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti, që të qëndrojë i paluhatshëm në kundërshtim të asociacionit.
Ta kemi parasysh dinakërinë serbo-ruse, e cila po tenton që ta “bosnjëzojë” Kosovën tonë. Përkrahim reciprocitetin ndaj Serbisë dhe të gjitha pikat tjera që kryeministri Kurti ua shtroi ndërmjetësuesve ndërkombëtarë dhe Serbisë.
Prandaj të gjithë, masovikisht, i madh dhe i vogël të protestojmë më 15 shkurt  në Prishtinë. Le të dëgjohet zëri ynë sa më fuqishëm në respektimin e amanetit të dëshmorëve për sendërtimin në vepër të shtetësisë sonë sovrane dhe demokratike, sepse gjaku i dëshmorëve na obligon dhe për këtë qëllim duhet të na unifikojë.
Prishtinë, 08.02.2023
Naim Zhitia, kryetar i ShFHDK

Behram Krasniqi, nënkryetar

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …