Në pajtim me nenin 19 të Rregullores e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011, në zbatim të nenit 4 të Rregullores 02/2011 për Fushat e Përgjegjësive Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovë sot miratoi propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për krijimin e Task-Forcës, me qëllim të bashkërendimit të punëve për anëtarësimin apo aderimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë.
Ministrin Kujtim Shala në ekspozenë e tij në mbledhjen e stome të Qeverisë së Kosovës u shpreh se MKRS-ja konsideron që pas rezultatit të jashtëzakonshëm të anëtarësimit të plotë të asociacioneve të sportit të Kosovës në asociacionet ndërkombëtare, i gjithë fokusi duhet të jetë te anëtarësimi dhe aderimi në organizata e konventa ndërkombëtare të kulturës, kështu që është e domosdoshme që të kemi një mekanizëm, i cili do të ndihmojë dhe do të bashkërendojë punët.
Më tej Shala shtoi se qëllim primar i kësaj Task-force do të jetë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me UNESCO-n dhe organizatat e tjera të rëndësishme të kulturës dhe të trashëgimisë. Po ashtu, do të asistojë në procesin e aderimit në konventa dhe karta ndërkombëtare të kulturores, me qëllim lidhjen e Kosovës me institucione ndërkombëtare kulturore.
Po ashtu ministri Shala u shpreh se MKRS-ja, krahas kësaj, do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me shtete të veçanta, me qëllim që të rris bashkëpunimin në fushën e kulturës me vendet e tjera dhe të rrisë përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të kulturës.
Në fund të fjalës së tij në Shala u shpreh se çdo anëtarësim do të jetë i dobishëm për komunitetin dhe institucionet e kulturës së vendit, si dhe do të ndihmojë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës ës Kosovës.
Task-Forca do të përbëhet nga përfaqësuesi i:
-
Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues;
-
Presidencës;
-
Kryeministrisë;
-
Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Republikës të Kosovës;
-
Ministrisë të Punëve të Jashtme;
-
Ministrisë së Integrimeve;
-
Ekspertë sipas nevojës;
-
Përfaqësues të shoqërisë civile.