Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 304-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës:
• Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor të punës së KGJK-së për vitin 2022;
• Është shqyrtuar dhe miratuar Plani i punës së Njësisë për Inspektim Gjyqësor për vitin 2023;
• Këshilli mori vendim për shpalljen e konkursit të brendshëm për tri (3) pozita të lira për gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale;
• KGJK ka themeluar Komisionin për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale dhe Komisionin për rishqyrtimin e ankesave të kandidatëve për gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale;
• Këshilli ka marr vendim për transfer të rregullt të një gjyqtari nga Gjykata Themelore Gjakovë, dega Malishevë në Gjykatën Themelore Prishtinë, për një (1) vit;
• Këshilli ka shqyrtuar kërkesat për transfer të përhershëm të gjyqtarëve, me ç’rast ka miratuar tri (3) kërkesa, ndërsa ka refuzuar njëmbëdhjetë (11) kërkesa;
• Këshilli ka themeluar grupin punues për draftimin e kërkesave funksionale për Sistemin për Menaxhimin e Buxhetit, Shpenzimeve dhe të Hyrave për KGJK dhe gjykata;
• Është themeluar grupi punues për draftimin e kërkesave funksionale për sistemin e dosjes elektronike për administratën gjyqësore dhe grupi punues për aprovimin e kërkesave funksionale të sistemit për dosjen elektronike për administratën gjyqësore dhe aprovimin e versioneve të sistemit gjatë të gjitha fazave;
• Këshilli miratoi propozimin për zhvillimin e një sistemi elektronik të centralizuar për administrimin e përkthimeve përmes sistemit elektronik në sistemin gjyqësor, me ç’rast ka autorizuar Komisionin për Administrimin e Gjykatave dhe Zyrën për Përkthime në SKGJK, për zhvillimin e konceptit për këtë sistem;
• KGJK miratoi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të KGJK-së nr.294/2022, mbi caktimin e zyrtarit përgjegjës në Gjykatën Themelore Ferizaj, për shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesave të personave fizik dhe juridik në qasje të dokumenteve publike, dhe
• Këshilli ka deleguar një (1) anëtar dhe zëvendësin e tij në Gjyqin e Nderit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.